Java e shtatë e Superligës në volejboll për femra dhe meshkuj solli përballje të zjarrta, ku Ferizaj triumfoi në një ndeshje maratonike ndaj Skënderajt pas pesë setesh të luftuara, ndërsa Drita u rikthye te fitoret me një paraqitje të sigurt kundër Skënderbeut, duke konfirmuar ambiciet për titull.

DRAMË NË SKENDERAJ, FERIZAJ TRIUMFON PAS NJË NDESHJE MARATONIKE
Raiffeisen Superliga A (Femrat) – Java e 7-të
Skënderaj 2:3 Ferizaj
Setet: 23-25, 8-25, 31-29, 25-19, 13-15
Një ndeshje e jashtëzakonshme dhe e mbushur me emocione u zhvillua në Skenderaj, ku Ferizaj arriti një fitore të madhe pas pesë setesh dramatike. Skuadra mysafire dominoi në dy setet e para, por vendaset reaguan fuqishëm dhe rikthyen baraspeshën me fitore në dy setet në vijim, duke e çuar takimin në tie-break. Në setin final, përvoja dhe qetësia e ferizajaseve vendosën fatin e ndeshjes, duke i dhënë atyre fitoren e tretë radhazi dhe ngjitjen në vendin e tretë në renditje. Skënderaj, megjithatë, tregoi karakter dhe luftë deri në fund, pavarësisht humbjes së katërt në pesë ndeshjet e fundit.
DRITA RIKTHEHET TEK FITORET PAS HUMBJES SË MESJAVËS
Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Java e 7-të
Skënderbeu 0:3 Drita
Setet: 13-25, 20-25, 20-25
Pas një disfate të papritur në mesjavë ndaj Golden Eagle Therandës, Drita është rikthyer me stil, duke marrë një fitore të pastër si mysafire ndaj Skënderbeut. Gjilanasit dominuan në të gjitha aspektet e lojës, duke mos e lejuar kundërshtarin të afrohet në rezultat. Me këtë sukses, Drita mbetet një ndër favoritët për titullin kampion, duke ruajtur hapin me rivalët kryesorë. Në anën tjetër, kjo ishte humbja e tretë për Skënderbeun, që mbetet në garë për pozitat e larta në renditje.