Feronikeli vazhdon përgatitjet në Bansko

Dervisholli
Dervisholli

Ekipi nga Drenasi, anëtar i Ligës së parë dhe pretendues që vetëm pas një viti të rikthehet në Superligë, ka udhëtuar drejt Banskos në Bullgari ku ka filluar fazën e dytë përgatitore, pas asaj të mbajtur në Drenas.

“Në këtë kamp stërvitor, po punojmë me përkushtim maksimal – duke përfshirë trajnimet teknike, fizike dhe aktivitetet ekipore që forcojnë edhe më shumë shpirtin e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës bashkëngjitur edhe pamje filmike.


“Përgatitjet kanë filluar me kohë, kemi përfunduar pjesën e parë të fazës përgatitore në Drenas. Ndërsa në Bansjko përveç përgatitjeve do të zhvillojmë edhe tre duele miqësore”, ka thënë kryetrajneri, Granit Dervisholli.

“Kemi grup të mirë, besojmë se do të sjellim edhe disa përforcime për të kompletuar ekipin duke mbajtur në fokus arritjen e objektivit tonë”, ka mbyllur prononcimin para nisjes në Bullgari, trajneri Dervisholli, përcjellë Kërlaçki.

 

10 ditë në Bansko, Feronikeli thellon përgatitjet për rikthim në Superligë