Fillon Premier League me spektakël dhe gjashtë gola – Liverpooli shpëtohet nga italiani i harruar

#post_seo_title

Liverpool ka nisur sezonin në Premier League me një fitore dramatike në Anfield, duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 4-2.

The Reds u deshën 37 minuta për të thyer mbrojtjen e hekurt të mysafirëve, me golin e parë të sezonit nga Hugo Ekitike, i cili debutoi me gol te Liverpooli në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi ia dedikoi këtë realizim tragjikisht të ndjerë Diogo Jotas.

Photography of Hugo Ekitike doing a celebration in honour of Diogo Jota.

Në pjesën e dytë, Bournemouth reagoi dhe barazoi me anë të Cody Gakpo në minutën e 49-të. Antoine Semenyo shokoi tifozët e Liverpoolit duke shënuar dy gola për mysafirët, fillimisht në minutën e 64-të dhe më pas në të 76-tën, duke vendosur rezultatin 2-2.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë me Federico Chiesa, i cili shënoi në minutën e 88-të për 3-2. Në shtesë, Mohamed Salah vulosi fitoren me golin e 4-2 në minutën e 90+4-të.

Photography of Federico Chiesa celebrating his goal against Bournemouth.

Me këtë fitore, Liverpool nis mbrojtjen e titullit me tre pikë të rëndësishme, ndërsa javën e ardhshme do të përballet me Newcastle United, një test i vështirë për kampionët në fuqi.