Formacioni i mundshëm: Si do të rreshtohet Prishtina sonte ndaj Larnes?

#image_title

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Prishtina do ta vazhdojë aventurën ndërkombëtare në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga kryeqyteti do të luajë sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj ekipit irlandez Larne si mysafir.

Arsim Thaqi pritet t’i qëndrojë besnik rreshtit 3-4-3, me Ron Raçin që mungon pasi nuk ka udhëtuar me ekipin pë të mbyllur transferimin te Hajduk Split, përcjellë “Kërlaçki”.

Prishtina pritet të paraqitet me Agron Kolën në portë, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Ramiz Bytyqi, kurse në të majtin Ardian Muja.

Në vijën e mbrojtjes skuadra prishtinase prite të luajë me Ardian Limanin, Pheliphe Bouyen dhe Leonat Vitijën që pritet të kthehet në formacion pas largimit të Raçit.

Në mesfushë, do të jenë dyshja Hamdi Namani dhe Shqipërim Taipi, ndërsa sulmi do t’i besohet treshes, Leotrim Kryeziu, Blend Baftiu dhe Valmir Veliu.

    Formacioni i mundshëm i Prishtinës