Gjilani përforcon mesfushën, firmos me Ennur Totren

Ennur Totre
Ennur Totre

Skuadra e Gjilanit ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit me përvojë, Ennur Totre.

ennur totre
Ennur Totre

Futbollisti 28-vjeçar i është bashkuar ekipit kuqezi pas një karriere të pasur në disa prej klubeve më të njohura të rajonit. Së fundmi, Totre ishte pjesë e klubit turk Sakaryaspor, ndërsa më herët ka luajtur për Vorskla Poltava në Ukrainë, Shkëndijën e Tetovës dhe Tiranën. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Në sezonin e fundit me Sakaryasporin, Totre regjistroi 13 paraqitje dhe një asistim. Me eksperiencën dhe kualitetin që sjell, ai konsiderohet si një nga emrat më të rëndësishëm që do të aktivizohen këtë sezon në futbollin vendor.

ennur totre
Ennur Totre