GOOOL! Vedat Muriqi shënon në Bernabeu kundër Realit

Vedat Muriqi
#post_seo_title

Muriqi, shqiptari që guxon dhe shënon në Bernabéu!

Vedat Muriqi ka lënë sërish gjurmë në një nga skenat më të mëdha të futbollit botëror, duke shënuar golin e tij të tretë kundër Real Madridit. Sulmuesi i Kosovës realizoi sonte në “Santiago Bernabéu”, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga makthet e rralla të mbrojtjes madrilene.

Pas dy golave të mëparshëm – një në Bernabéu dhe një tjetër në Son Moix – “Pirati” ka shtuar një tjetër perlë në koleksionin e tij personal, duke e bërë Realin një nga skuadrat ku ai ka lënë më shumë gjurmë në La Liga.

Muriqi u shfaq vendimtar në momentin kur skuadra e tij kishte më shumë nevojë, duke shfrytëzuar mrekullisht një krosim dhe duke tundur rrjetën përballë mijëra tifozëve madrilenë.

Ky ishte goli i tretë i tij ndaj gjigantit spanjoll, një arritje që jo vetëm e vendos atë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle, por gjithashtu rrit peshën e tij si lider i padiskutueshëm i Mallorcës.

Muriqi
Muriqi