
Përfaqësuesja e Greqisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e EuroBasketit, pasi në çerekfinale mposhti Lituaninë. Kjo është gjysmëfinalalja e parë për Greqinë që nga viti 2009, ndërsa meritën kryesore e ka mbajtur ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, i cili zhvilloi një paraqitje madhështore.
Antetokounmpo realizoi 29 pikë (9/14 për dy, 11/16 gjuajtje të lira), kapi 6 topa në tabelë dhe regjistroi 4 vjedhje të topit, duke qenë lojtari vendimtar i ndeshjes.
Lituania e nisi më mirë takimin, duke krijuar epërsi 7:0, por Giannis u përgjigj shpejt me zakucime spektakolare nga kundërsulmet, duke përmbysur ritmin. Në fund të çerekut të parë, Greqia kryesonte 24:19, ndërsa në pushim shkoi me epërsi prej 44:38.
Në periodën e tretë diferenca u rrit në shifra dyshifrore dhe pas gjuajtjeve të lira të Antetokounmpos në fund të çerekut, rezultati shkoi në +12 (64:52).
Megjithë dubl-dublin e Jonas Valançiunas, i cili ishte lideri i Lituanisë, kjo nuk mjaftoi për të ndalur Greqinë që shkëlqeu në të dy anët e parketit.
Në gjysmëfinale, ditën e premte, Greqia do të përballet me Turqinë, duke sjellë një duel të zjarrtë për një vend në finale.