Greqia eliminon Spanjën, kampionët e deritanishëm!

SPA-GRE
#post_seo_title

Giannis udhëheq Greqinë, Spanja përjeton rezultatin më të keq në historinë e EuroBasket

Giannis Antetokounmpo ishte i pandalshëm, duke qenë pranë një “triple-double” me 25 pikë, 13 kërcime dhe 9 asistime, ndërsa Greqia mposhti Spanjën 90-86 në finalen e Grupit C dhe siguroi vendin e parë.

Me këtë fitore, Greqia (4-1) kalon në fazën e 1/8  ku do të përballet me Izraelin. Ndërkohë, Spanja (2-3) eliminohet që në fazën e grupeve, duke regjistruar rezultatin më të dobët ndonjëherë në historinë e saj në EuroBasket – vendin e 17-të. Deri tani, renditja më e ulët e iberikëve datonte në vitin 1959 (15-ta), ndërsa kjo është hera e parë që ata nuk futen në “top 10” që prej vitit 1965.

Një ndeshje dramatike deri në fund

Greqia e nisi me vrull, duke realizuar 10 nga 12 gjuajtjet e para, me Tyler Dorsey që shënoi 4/4 (3/3 për tri pikë), duke i dhënë një epërsi 31-20. Spanja reagoi gradualisht dhe në periodën e katërt mori për herë të parë kryesimin me një tip-in të Willy Hernangomez (73-72).

Megjithatë, në minutat vendimtare, Greqia qëndroi më e qetë. Juancho Hernangomez humbi dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur vetëm 13 sekonda, ndërsa Santi Aldama shënoi vetëm një nga dy. Në fund, Kostas Sloukas vulosi rezultatin me dy gjuajtje të sigurta nga vija e gjuajtjes së lirë, duke i dhënë Greqisë fitoren historike.

Fund i një epoke për Spanjën

Ky eliminim shënon fundin e një cikli të artë për Spanjën, e cila në 25 vitet e fundit ka dalë pa medalje vetëm në vitin 2005 (vend i 4-të). Për herë të parë në këtë shekull, kampionët evropian nuk arrijnë të hyjnë në mesin e ekipeve më të mira të turneut.

SPA-GRE