Historik – Carlos Alcaraz 

Statistika
Statistika

US Open 2025 – një tjetër kapitull i artë për Carlitosin e Murcias. Në moshën vetëm 22 vjeç, 4 muaj e 2 ditë, Carlos Alcaraz ka shkruar historinë e tenisit duke fituar Grand Slam-in e tij të gjashtë, pasi triumfoi në finalen e US Open 2025.

alcaraz
alcaraz

Me këtë sukses, ai ka tejkaluar rekordin e Rafael Nadalit, Novak Gjokoviçit dhe Roger Federerit në numrin e Grand Slam të fituara deri në këtë moshë. Për krahasim:

  • Nadal kishte 5 Grand Slam-e në këtë moshë

  • Gjokovic vetëm 1

  • Federer po ashtu 1

Alcaraz, që tashmë shihet si trashëgimtari i padiskutueshëm i “Big Three”, ka fituar trofe në Roland Garros, Wimbledon dhe US Open, duke treguar se është i kompletuar në të gjitha sipërfaqet.

Ky është një moment historik jo vetëm për Spanjën, por për gjithë botën e tenisit, që po sheh lindjen e një dominueitë ri. Me ritmin dhe forcën që po shfaq, Alcaraz ka potencialin të thyejë të gjitha rekordet e mëdha në vitet që vijnë.