Kosova luan si vendas ndaj Zvicrës – tifozët shqiptarë do ta mbushin stadiumin

#post_seo_title

Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 mes Zvicrës dhe Kosovës, që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel, janë shitur.

Më 29 gusht ishte bërë e ditur se kishte nisur shitja e biletave edhe për sektorin e tifozëve të Kosovës.

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se, ashtu si pritej, stadiumi tashmë është i mbushur plotësisht. Siç ndodhi edhe në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian në nëntor 2023, pritet që një pjesë e madhe e tifozëve të përkrahin ekipin mysafir.

Zvicra - Kosova
ZvicraKosova

Shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë treguar gjithmonë përkrahje të madhe për Kosovën. Në dy ndeshjet e kaluara në këtë vend, atmosfera ka qenë elektrizuese, me tifozë të shumtë që kanë krijuar një ambient entuziast në stadium.

Organizatorët presin që edhe këtë herë atmosfera të jetë e jashtëzakonshme, duke bërë që “St. Jakob Park” të shndërrohet në një fushë ku përballja sportive do të shoqërohet me mbështetje të zjarrtë nga tribunat.