
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Izraeli në ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian B U17 që po mbahet në Prishtinë.
Vashat izraelite dominuan ndeshjen dhe në fund fituan me tetë gola epërsi, 37:29, përcjellë “Kërlaçki”.
Kjo ishte humbja e katërt për Kosovën në këtë kampionat, pas disfatave nga Bullgaria, Finlanda dhe Letonia.
Ndeshjen e fundit vashat “dardane” e zhvillojnë të dielën kundër Britanisë së Madhe.
Me fitore eventuale në takimin e fundit Kosova mbyll kampionatin në vendin e shtatë.
