kosova u21

Kombëtarja U21 e Kosovës zhvillon sot një ndeshje kyçe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. “Dardanët” do të përballen me Finlandën në Turku, me fillim nga ora 17:30.

Skuadra finlandeze ka treguar formë të lartë deri më tani, duke regjistruar tri fitore në katër ndeshje. E vetmja humbje e tyre ka ardhur ndaj Spanjës, me rezultat të ngushtë 2-1.

Nga ana tjetër, Kosova U21 ka arritur dy fitore, ka barazuar me Rumaninë dhe është mposhtur nga favoritja e grupit, Spanja, me rezultat 1-3.

Për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim dhe për të qëndruar në garë për vendin e dytë që mund të sigurojë një biletë përmes renditjes së skuadrave të dyta më të mira, Kosova nuk guxon të dalë pa pikë nga kjo përballje e sotme.

Standings provided by Sofascore