Kush është lojtari më i paguar në NBA dhe sa e ka pagën?

Stephen Curry
Stephen Curry

Në sezonin e ardhshëm të NBA-së, Stephen Curry i Golden State Warriors do të jetë lojtari më i paguar, me një pagë prej 51.4 milionë euro – duke u bërë i vetmi që do të kalojë kufirin e 50 milionëve në një sezon.

Pas tij renditen dy qendra dominuese, Joel Embiid nga Kameruni dhe  Nikola Jokiç nga Serbia, të cilët do të përfitojnë nga 47.6 milionë euro për sezonin 2025/26.

Në vendin e katërt është Kevin Durant, i cili së fundmi iu bashkua Houston Rockets, me një kontratë që i siguron 47.2 milionë euro në sezon.

Surprizë në listë është pozicionimi i Luka Donçiç në vendin e pestë, pavarësisht kontratës së re trevjeçare me vlerë 165 milionë dollarë. Ai ndan këtë pozitë me katër yje të tjerë të ligës, Giannis Antetokounmpo, Jimmy Butler, Anthony Davis dhe Jayson Tatum.

Veterani LeBron James, edhe pse është drejt fundit të karrierës së tij, renditet në vendin e 14-të, me një pagë prej 45.4 milionë euro – shifër që e mban ende mes më të paguarve të NBA-së.