La Liga zhvendoset në SHBA – atje do të luajë Barcelona ndeshjen e pareë historike

#post_seo_title

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka aprovuar kërkesën e Villarrealit dhe Barcelonës për zhvillimin e një ndeshjeje të veçantë të kampionatit.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, sfida e këtij sezoni nuk do të luhet në stadiumin “La Cerámica”, por do të zhvendoset në Miami.

Ky hap shihet si një mundësi e madhe për të zgjeruar ndikimin e La Ligas në tregun amerikan dhe për të afruar më shumë tifozët e futbollit spanjoll në SHBA.

Pas miratimit nga RFEF, çështja do t’i kalojë UEFA-s për vlerësim, e më pas do të duhet të përfshihet edhe FIFA për dhënien e lejes përfundimtare.

 

Gjithashtu, miratimi duhet të vijë edhe nga Federata Amerikane e Futbollit dhe konfederata CONCACAF, për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti.

Ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës është parashikuar të zhvillohet më 20 dhjetor dhe, nëse kjo ide konkretizohet, do të shënojë për herë të parë në histori zhvillimin e një takimi të La Ligas jashtë territorit spanjoll.