Lajmi i fundit: Shqipëria zbarkon në Nish nën masa të rrepta sigurie

Kombëtarja në Serbi
Kombëtarja në Serbi

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në qytetin e Nishit, ku është pritur me masa të shtuara sigurie përpara sfidës së shumëpritur të së shtunës kundër Serbisë.

Pamjet e rrugëtimit të Kombëtares nga aeroporti në Nish deri te hoteli ku do të qëndrojnë:

 

Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi është shoqëruar nga dhjetëra forca policore që siguruan rrugën nga pista e uljes e deri te hoteli ku do të akomodohet ekipi. Me qëllim shmangien e çdo incidenti të mundshëm, autoritetet serbe kanë anashkaluar kontrollin standard në aeroport, duke mundësuar një kalim të drejtpërdrejtë të delegacionit shqiptar.

Pas sistemimit në hotel, kuqezinjtë do të zhvendosen në stadiumin “Duboçiça”, ku në orën 17:30 do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore. Ndërkohë, në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të flasë për mediat në konferencën zyrtare për shtyp.

Përballja Shqipëri–Serbi është një nga më të tensionuarat në kalendarin ndërkombëtar dhe autoritetet në të dy vendet kanë marrë masa të veçanta për zhvillimin e saj në kushte të sigurta.