fc feronikeli

FC Feronikeli

Sot u zhvilluan katër ndeshjet e para të xhiros së 17-të në Ligën e Parë, duke dhënë emocione dhe rezultate interesante për tifozët e futbollit vendor.

Në ndeshjen kryesore të ditës, Feronikeli mposhti Ramiz Sadikun me rezultatin 1-0, duke marrë tre pikë të vlefshme.

Pretendenti tjetër për Superligë, Trepça, u shokua nga 2 Korriku në Prishtinë, 2:0.

Fitore minimale në shtëpi shënoi Istogu ndaj Prizrenit, 1:0, ndërsa KEK-u mundi Besën e Pejës, 2:1.

Nesër takohen:

Vushtrria-Vëllaznimi
Liria-Dinamo
Rilindja-Trepça ’89
Vjosa-Kika
Tefik Çanga-Suhareka

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00. /Kërlaçki.com/