Liga e Parë: Trepça ‘89 pret Vushtrrinë në kryendeshje, Vëllaznimi e Feronikeli luajnë në shtëpi

Xhiroja e 10 e Ligës së Parë zhvillohet këtë të shtunë në orën 15:00. Tifozët presin një ditë të mbushur me emocione dhe sfida të forta.

Kryendeshja e ditës zhvillohet në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Vushtrrinë. Të dy ekipet vijnë me objektiva të qarta për fitore, duke e bërë këtë takim një nga më të priturit e xhiros.

Lideri Vëllaznimi do të përballet me Suharekën, ndërsa Feronikeli do të luajë kundër KEK-ut.

Derbi lokal do të zhvillohet mes Lirisë dhe Prizrenit, ndërsa Trepça pret Rilindjen.

Në ndeshjet e tjera, takohen: 2 Korriku – Vjosa, Istogu – Tefik Canga, Ramiz SadikuDinamo dhe Besa – Kika.

Të gjitha ekipet kërkojnë pikë të rëndësishme për pozita më të mira në renditjen e Ligës së Parë.