Në Bukuresht, në një udhëtim të vështirë, ekipi i lojtarëve tanë, Emërllahu dhe Korenica, ishin pran fitores me golin e shënuar nga futbollisti kosovar, Lindon Emërllahu në minutën e 69-të.
Ishte ky goli i katërt i tij sezonal me skuadrën e tij CFR Cluj. Skuadër kjo që ndodhet befasueshëm në pjesën e poshtme të tabelës dhe megjithëse ishin pran fitores deri në minutën e 90-të kur pësuan golin e parë, pastaj pas dy minutash edhe golin e dytë fatal.
Emërllahu u paraqit 85 minuta, ndërsa mesfushori tjetër, Meriton Korenica, në këtë ndeshje pati 78 minuta lojë.
