Liria në “karantinë” – Zyrtarët e klubit tregojnë seriozitet që nga java e parë

FC Liria
FC Liria

Skuadra bardhezi e Prizrenit po e merr me përqendrim maksimal misionin për t’u rikthyer në Superligë.

Burime të afërta me klubin kanë konfirmuar për Kërlaçkin se ekipi i Lirisë është “karantinuar” në një nga hotelet luksoze të Pejës, në prag të përballjes së nesërme me Rilindjen 1974, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Raste të tilla janë të rralla edhe në Superligë, ku ekipet zakonisht vendosen në karantinë vetëm në periudha të veçanta – si në fund të vjeshtës apo në fillim të pranverës – kur oraret e ndeshjeve janë të hershme dhe kushtet atmosferike kërkojnë përgatitje të veçantë. Këtë herë, drejtuesit e Lirisë kanë vendosur të krijojnë kushte optimale për futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Klodian Duro që në start të kampionatit.

Raiffeisen Liga e Parë – Java e parë

E shtunë, 16 gusht, ora 16:30