Rezultatet përfundimtare të javës së parë në Ligën e Parë

Vëllaznimi
Vëllaznimi

Java e parë e Raiffeisen Ligës së Parë ka sjellë duele interesante dhe rezultate surprizë në disa fusha. Vëllaznimi ka korr fitore spektakulare në derbi ndaj Feronikelit, 4-2. Prizreni dhe Trepça ’89 ndanë pikët me barazim 1-1, ndërsa Trepça tjetër ishte bindëse duke mposhtur Istogun 4-1.

Në kryeqytet, Ramiz Sadiku e nisi mbarë duke fituar 2-1 ndaj 2 Korrikut, ndërsa në Pejë, Besa dhe Vushtrria u ndanë pa fitues (1-1). Kika tregoi forcë duke mposhtur KEK-un 2-0, teksa Suhareka shkëlqeu me një fitore të thellë 5-1 ndaj Vjosës.

Derbi i Ferizajit mes Dinamos dhe Tefik Çangës përfundoi baras 1-1, kurse në Pejë, Liria mori një fitore të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat 3-1.

Këto rezultate dëshmojnë se gara do të jetë e gjatë dhe e fortë, me disa skuadra që tashmë kanë dhënë sinjale serioze për objektivat e këtij sezoni.

Derbi i javës së parë në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Feronikelit solli emocione të forta për tifozët. Ndeshja nisi me 15 minuta vonesë për shkak të një aksidenti që kishin pësuar gjyqtarët e takimit.

Skuadra favorite, Feronikeli ’74, kaloi dy herë në epërsi gjatë pjesës së parë, por gjakovarët u rikthyen fuqishëm në fraksionin e dytë, duke barazuar rezultatin. Në debutimin e tyre shkëlqyen Sinan Kadiri, i huazuar nga Prishtina, dhe Bleron Sekiraqa, të cilët ishin protagonistët kryesorë të rikthimit.

Përveç lojës dinamike, duhet veçuar edhe gjykimi shumë i mirë dhe autoritativ i gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët menaxhuan me sukses një derbi plot tension dhe rivalitet.

Rezultatet, Java 1

Prizreni – Trepça ’89 1-1 

T89: Kaçiu, Dushi, Kadriu, Latifi, Kapra, Rosa, Mehmeti, Qerimi, Leku, Jahmurataj, Hasani.

Trepça – Istogu 4-1 

TRE: Rroku, Gegollaj, Alhassan, Ibrahimi, G. Emini, E. Emini, P. Carvalho, Kote, Kenneth, Haziraj, Gabriel. IST: Berisha, Alt. Mehaj, Arifi, Alb. Mehaj, Muqolli, Alushaj, Miranaj, Jahaj, Stublla, Fetahu, Fazliu.

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1 

Dy golat ka shënuar Arjol Bllaca – Labinot Jetullahu ngushton epërsinë nga penalltia.

2KO: Ajeti, Statovci, Stublla, N. Abdullahu, Xharra, Oruqi, I. Abdullahu, Jetullahu, Miftari, Gashi, Maqedoni.

Vëllaznimi – Feronikeli ’74 4-2

Golashënues për vendasit debutuesi Sinan Kadiri. Për Feronikelin ka shënuar pas pritjes së penalltisë dhe topit të kthyer, Kreshnik Bahtiri, ndërsa golin e dytë për skuadrën e tij shënoi Cervadiku. Bleon Sekiraqa barazon rezultatin – 2-2. Besfort Dervishaj sjellë gjakovarët në epërsi, 3-2. Ardi Shala ka shënuar golin përfundimtar, 4-2 pas asistimit të Bleon Sekiraqës.

Besa – Vushtrria 1-1 

Golashënues: Fatlum Gashi – Ebrima Jatta

Besa: Çalakoviç, Dautaj, Maloku, Vokshi, Rapuca, Suzuki, Yasukaze, Matsumoto, Gashi, Memaj, King.

Vush: Dabjani, Ismaili, Haxhiu, Dallku, Islami, Iseni, Shurdhiqi, Avdyli, Jatta, Solomon, Ramadani.

Kika – KEK-u 2-0 

Suhareka – Vjosa 5-1 

Golin e nderit për skuadrën nga Shtimja ka shënuar Ardit Hasani.

DinamoTefik Çanga 1-1 

Golashënues: Malsor Ajeti – ka barazuar për ka shënuar John Idahor (34′)  pas asistimit të E. Krasniqit

DIN: Shkoza, Cakolli, Axhami, Krasniqi, Orana, Tette, Shaljani, Gashi, Ajeti, Berisha, Veseli.

Rilindja 1974 – Liria 1-3 FT

Golat: Zogaj, Kurtaj, Kambato.

Lir: Bislimi, Elshani, Qarri, G. Bislimi, Hoxha, Mehmeti, Gavazaj, F. Susuri, Zogaj, Nikqi, Kurtaj.

Ebrima Jatta shënon në debutim, 1-1 në Pejë

ebrima jatta

 

Dinamo – Tefik Çanga 1-1

dinamo - tefik Çanga

Malsor Ajeti ka shënuar për Dinamon në derbin lokal me Tefik Çangën

Pesë tifozë të Feronikelit në Gjakovë

tifozët e niklit në gjakovë

Besa në epërsi ndaj Vushtrrisë, 1-0

Pamje nga Trepça – Istogu

trepça - istogu
Trepça – Istogu

Fisnik Papuqi në nxemjen e ekipit të tij, Besa në duelin e sotëm me Vushtrrinë

fisnik papuqi
Fisnik Papuqi

Suhareka prezanton shtabin teknik.

 

“Nxehet” derbi. Me gjithë vapën, teshatoret janë të mjaftueshme për futbollistët. Interesant Liga e Parë.
𝐊𝐞̈𝐫𝐥𝐚𝐜̧𝐤𝐢 do të ndjekë çdo detaj nga çdo skuadër.

Liga e Parë, problemet e vjetra. Edhe Vëllaznimi si skuadër vendase edhe Feronikeli ’74, po qëndrojnë jashtë teshatoreve që nuk i plotësojne kushtet e klimatizimit në këtë vapë të madhe. Dy ekipet të detyruara qëndrojnë në tribunat e fushës me bari sintetik pranë palestres “Shani Nushi”.

Raiffeisen Liga e Parë – Java e parë
E shtunë, 16 gusht – Ora 16:30