Luis Enrique reagon ashpër pas finales, tregon si ndodhi incidenti!

Pas humbjes së Paris Saint-Germain ndaj Chelseat me rezultatin 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, reagoi pas një përplasjeje fizike që u shfaq në pamjet pas ndeshjes.

Në video dukej se Enrique shtynte në tokë sulmuesin e Chelseat, João Pedro, por trajneri mohoi qëllimin agresiv, duke thënë se ai po përpiqej të qetësonte situatën, përcjellë “Kërlaçki”.

Incidenti ndodhi pas kartonit të kuq të marrë nga João Neves në minutën e 86-të, për shkak të tërheqjes së flokëve të mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella, dhe tensionet mes dy skuadrave u përshkallëzuan në fund të ndeshjes.

“Jam në një situatë shumë stresuese dhe përpiqesha të ndaja lojtarët për të shmangur përkeqësimin e situatës,” tha Enrique.

“E kam parë edhe trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, që ndërhyri në mënyrë të ngjashme për të ndarë lojtarët. Kjo situatë është diçka që duhet shmangur nga të gjithë.”

Pavarësisht humbjes, Enrique theksoi se ekipi i tij nuk është humbës: “Ne jemi nënkampionë, dhe në sportin e lartë nuk ka humbës, vetëm ata që dorëzohen.”

Pas përfundimit të Club World Cup, PSG do të rikthehet në fushë më 17 gusht, me rifillimin e kampionatit Ligue 1.