Malisheva eliminohet në mënyrë të turpshme nga Conference League

#image_title

Malisheva ka përfunduar aventurën e saj në Ligën e Konferencës që në raundin e larë kualifikues, pas një disfate të rëndë 8-0 në ndeshjen e dytë kundër Vikingur Reykjavik, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 9-0.

Vetëm pas 11 minutash lojë, islandezët kaluan në epërsi me golin e Nikolaj Hansen, pas një asistimi nga Daniel Hafsteinsson. Po kjo dyshe shënoi edhe golin e dytë në minutën e 21-të, duke thelluar epërsinë.

Në minutën e 29-të, Oliver Ekroth shënoi golin e tretë për Vikingur, ndërsa në të 36-ën, Hansen kompletoi het-trikun, duke e çuar rezultatin në 4-0 dhe atë të përgjithshëm në 5-0, çka praktikisht e mbylli çdo dilemë për kualifikim.

Pjesa e dytë ishte edhe më e dhimbshme për Malishevën. Në minutën e 68-të, Ingimundarson realizoi për 6-0, përpara se të ndodhte një episod i rëndë: Agon Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejueshme në minutën e 72-të, dhe nga penalltia që pasoi, Jonasson realizoi golin e shtatë.

Turpi u përmbyll me golin e tetë, të realizuar nga Thoreklsson, duke vulosur humbjen më të rëndë të një ekipi kosovar në garat e UEFA-s pas pranimit.

Malisheva eliminohet pa shënuar asnjë gol dhe me plot nëntë të pësuar në dy ndeshje, duke treguar se niveli i skuadrës ishte larg kërkesave të garës së tretë më të rëndësishme evropiane të UEFA-s.

Malisheva
Malisheva