Maqedonia e Veriut fton gjashtë shqiptarë për ndeshjet e shtatorit – debuton ylli i ri i Shkëndijës

#post_seo_title

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator, një miqësore dhe një të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Skuadra e drejtuar nga selektori Bllagoja Milevski më 4 shtator do të përballet me Arabinë Saudite në Pragë, ndërsa më 7 shtator, në Shkup, do të zhvillojë një përballje zyrtare ndaj Lihtenshtajnit.

Në listën me 26 futbollistë të ftuar bie në sy prania e pesë lojtarëve shqiptarë: kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi, Lirim Qamili dhe Reshat Ramadani.

Risia më e madhe është ftesa e parë për mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Reshat Ramadani, i cili shpërblehet për paraqitjet e shkëlqyera me klubin. 22-vjeçari konsiderohet si një nga prurjet më të rëndësishme të reja për kombëtaren.

#post_seo_title

Po ashtu, debutues është edhe Elmir Rastoder nga skuadra zvicerane Thun, që për herë të parë do të veshë fanellën kuqeverdhë.