Mbrëmje shqiptare në Rusi – Rubin Kazan nis sezonin me fitore, shkëlqejnë Shabanhaxhaj, Hoxha dhe Daku

Veldin Hoxha

Rubin Kazan ka debutuar me fitore në xhiron e parë të elitës ruse, duke mposhtur në udhëtim Akhmat Grozny me rezultat 2-0.

Protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje ishin shqiptarët: Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha realizuan nga një gol, duke vulosur fitoren e Rubin Kazanit në nisje të sezonit.

 

Të dy u zëvendësuan në minutën e 70-të, pas një paraqitjeje mjaft të mirë.

Mirlind Daku ishte një tjetër pikë e fortë, duke dhënë një asistim të saktë dhe duke zhvilluar 90 minuta të plota.

 

Një ndeshje që konfirmon rolin kyç të futbollistëve shqiptarë në radhët e klubit rus.