Mbyllet java e gjashtë: Prishtina rikthen kreun – Prishtinës së Re nuk i mjafton as ndërrimi i trajnerit

fc prishtina
FC Prishtina

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës është mbyllur me derbin e kryeqytetit, ku Prishtina ka triumfuar ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

albimall superliga - tabela java 6
albimall superliga tabela java 6

Golat e shënuar nga Ilievski dhe Baftiu i siguruan bardhekaltërve një fitore të rëndësishme, që i rikthen ata në krye të renditjes, të barabartë me Dukagjinin, por me golavarazh më të mirë.

Nga ana tjetër, Prishtina e Re nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes, pavarësisht ndërrimit të trajnerit – Elon Berisha u zëvendësua me drejtorin sportiv, Shpëtim Babaj, i cili mori përkohësisht drejtimin e skuadrës. Debutuesit vazhdojnë të kërkojnë konsistencë dhe identitet në elitën e futbollit kosovar.

albimall superliga - rezultatet java 6
albimall superliga rezultatet java 6

https://kerlacki.com/prishtina-prishtina-e-re-ndeshja-e-fundit-e-javes-se-gjashte/

Ballkani ngre zërin për titull, Dukagjini s’është më surprizë – Llapi fundoset, Ferizaj tronditet