Pas ndarjes me trajnerin Burim Shala, skuadra e FC Vjosës pritet të emëroj trajnerin 37-vjeçar nga Prishtina, Megzon Visoka. Burime të Kërlaçki bëjnë të ditur se Visoka pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga Shtimja, në përpjekje për ta larguar nga zona e rrezikshme në tabelë.
Pavarësisht moshës relativisht të re, Visoka ka një përvojë të gjerë në futbollin kosovar, duke udhëhequr një sërë klubesh. Ai së fundi drejtoi Besën e Pejës, ndërsa më herët ka qenë në krye të Drenicës, Vëllaznimit, Flamurtarit të Prishtinës, Arbërisë, Ferizajt, A&N Prizren, Vitisë dhe Ulpianës.
Emërimi i Visokës vjen në një moment kritik për FC Vjosën, që ndodhet aktualisht në vendin e 15-të në Ligën e Parë, me vetëm 9 pikë të grumbulluara pas 13 javësh.