
Përfundimisht, Viktor Gyokeres ka zgjedhur klubin e tij të ri në Premierligë – ai do të vazhdojë karrierën te Arsenali.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, pas një periudhe të gjatë negociatash.
Në ditët e fundit kishte tentuar të ndërhyjë edhe Manchester United, i cili u përpoq t’i rrëmbejë suedezin topçinjve.
Megjithatë, Gyokeres ka qenë gjithmonë i qartë se preferenca e tij është Arsenali, gjë që ia ka bërë të ditur edhe Sportingut, teksa ka arritur marrëveshje për një kontratë 5-vjeçare.
Tani bëhet e ditur se dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e Gyokeres në vlerën prej 63.5 milionë eurosh, plus 10 milionë euro bonuse.
Me këtë, Arsenali siguron sulmuesin e shumëpritur nga trajneri Mikel Arteta.
