Milani rrit ofertën për Ardon Jasharin: Tani Club Brugge mund të pranojë

Tare dhe Jashari

Milani po përgatit një ofertë të re dhe më të fortë për Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian do të rrisë pjesën fikse të paguar paraprakisht në 35 milionë euro, ndërsa do të ulë bonuset shtesë që varen nga performanca e lojtarit dhe skuadrës gjatë kohës që Jashari do të jetë në San Siro.

Ky ndryshim në strukturën e ofertës, edhe pse shuma totale e investimit mbetet thuajse e njëjtë, synon të përmbushë kërkesën e Club Brugge, i cili kishte kërkuar që të merrte plot 35 milionë euro në formë të garantuar për ta lënë të lirë 21-vjeçarin.

Ardon Jashari

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, më herët kishte paralajmëruar një ofertë prej 32.5 milionë eurosh plus bonuse, por me këtë rifreskim, Milani shpreson të mbyllë marrëveshjen me klubin belg.

Në këtë mënyrë, trajneri Max Allegri do të ketë në dispozicion një mesfushë të rinovuar, ku përveç Jasharit do të jenë edhe Samuele Ricci dhe Luka Modric, duke forcuar kështu linjën qendrore të skuadrës.