Miqësoret e sotme: Liga e Parë “shkel” Superligën

llapi - liria 1-2
Llapi - Liria 1-2

Sot janë zhvilluar disa ndeshje miqësore të futbollit në Kosovë, ku ekipet e Ligës së Parë kanë surprizuar me rezultate mbresëlënëse ndaj klubeve të Superligës. Fitoret bindëse dhe loja e mirë e skuadrave nga kategoria e dytë e futbollit kosovar kanë lënë një përshtypje të fortë.

Në “Ferki Aliu”, Vushtrria ka befasuar rëndë ekipin elitë të Superligës, Dukagjinin, duke fituar bindshëm me rezultat 3-0. Vendasit kanë treguar përkushtim, organizim dhe dëshirë të madhe për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar. Golat për Vushtrrinë u shënuan nga Ebrima Jatta, Bujar Shabani dhe Erjon Krasniqi.

Një tjetër befasi është regjistruar në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ku Liria e Prizrenit ka triumfuar ndaj vendasve të Llapit me rezultat 2-1. Golin për Llapin e Sadrium ndërsa Kasume dhe Kambato për Lirinë.

Ndërkohë, Prishtina e Re vazhdon ecurinë pozitive në ndeshjet miqësore. Ata kanë fituar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut ndaj ekipit të sapongjitur në elitën e futbollit maqedonas, Bashkimit nga Kumanova, me rezultat 2-0. Golat u realizuan nga Drilon Fazliu (64’, asistim nga Lorik Dobratiqi) dhe Rion Rushiti (80’, asistim nga Drilon Fazliu).

llapi - liria 1-2
llapi liria 1-2

Në ndeshje të tjera të zhvilluara sot:

Vushtrria – Dukagjini 3-0
Golat: Brima Jatta, Bujar Shabani dhe Erjon Krasniqi

Llapi – Liria 1-2
Golat: Edon Sadriu (45′ – asistim Arbër Bytyqit) – R. Kasume (asistim Nikqi), U. Kambato (asistim: S. Neziri)

BashkimiPrishtina e Re 0-2
Golat: Drilon Fazliu (64’ – asistues Lorik Dobratiqi), Rion Rushiti (80’ – asistues Drilon Fazliu)

Vëllaznimi – Prizreni 1-0
Golashënues: Qemail Elshani (penallti)

Dinamo – Kika 2-3
Golat për Dinamon shënuan Daniel Tette dhe Almedin Klinaku

IstoguFeronikeli 1-2
Golat: Redon Arifi – Armend Kryeziu, Ermir Karagja