mitrovica e veriut

Mitrovica e Veriut

Salla e Sporteve në Mitrovicën e Veriut ka marrë pamje të re pas rinovimit me ulëse të reja në ngjyrat gjelbër e bardh, duke i dhënë hapësirës sportive një frymë më moderne, më komode dhe mikpritëse për sportistët dhe qytetarët.

mitrovica e veriut
mitrovica e veriut

Ky investim, sipas kryetarit të Komunës, Erden Atiq, nuk është vetëm një ndryshim estetik, por edhe një dëshmi e vizionit për një Mitrovicë të Veriut më dinamike, më të bukur dhe me më shumë hapësira që bashkojnë njerëzit përmes sportit e kulturës.

Rinovimi i sallës shihet edhe si një shenjë përkushtimi që sporti dhe kultura të mbeten ura lidhëse, duke forcuar identitetin dhe gjallërinë e qytetit.

Palestra më parë ishte me karrige të ngjyrave të flamurit serb.

mitrovica e veriut
mitrovica e veriut