Ndërhyrje brutale, Muriqi përjashtohet ndaj Barcelonës

Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në La Liga, duke u përjashtuar me karton të kuq në përballjen ndaj Barcelonës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u ndëshkua nga gjyqtari në minutën e 39-të, duke e lënë skuadrën e tij, Mallorcën, në një situatë të vështirë.

Problemet për vendasit filluan edhe më herët, pasi vetëm pesë minuta para kartonit të kuq të Muriqit, Morlanes ishte ndëshkuar me dy të verdhë, duke marrë rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Kështu, Mallorca mbeti me nëntë lojtarë në fushë përballë Barcelonës.

Skuadra katalunase po avancon 2:0. Fillimisht Raphinha shënoi për 0-1, ndërsa më pas Ferran Torres dyfishoi rezultatin, duke i dhënë avantazh të sigurt Barcelonës në “Son Moix”.

vedat muriqi
Vedat Muriqi