
Të shtunën në Vushtrri takohen dy pretendentët, skuadra homonime dhe Liria, ndërsa në Prishtinë befasia e këndshme Ramiz Sadiku dhe lideri i klasifikimit, Vëllaznimi.
Liga e Parë po vazhdon garat me ritëm të shpejtë dhe tashmë zhvillohet java e gjashtë e kampionatit.
Pa dyshim, dy ndeshje tërheqin krejt vëmendjen e kësaj jave; prej tyre janë tre skuadra të pamposhtura, si rivalët Ramiz Sadiku me Vëllaznimin, si dhe Vushtrria që nga vendi i dytë pret të tretën, Lirinë.
Ndërsa dy ndeshje luhen në Mitrovicë, Trepça me 8 pikë dhe Trepça ’89 me 6 pikë e kanë momentin e fundit të këndellen, për të mos lejuar shkëputjen e të tjerëve në klasifikim.
Feronikeli, pas barazimit në Ferizaj, do të provojë të rikthehet te fitorja në fushën e saj kundër Rilindjes 1974.
Ndërsa 2 Korriku, pas pesë ndeshjeve, do të provojë të paktën të marrë pikë kundër Dinamos në shtëpinë e saj.
ORARI I JAVËS SË 6-TË
