Dy ndeshjet e Play-offit ndajnë Poloninë nga kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Fillimisht përballë do të jetë Shqipëria dhe, në rast fitoreje, ndeshja vendimtare do të jetë ndaj fitueses së çiftit Suedi–Ukrainë. Tifozët polakë kanë reaguar në mënyrën më tipike – me meme plot humor, shkruan portali polak, Sportowy24, përcjell Kërlaçki.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Polonia e mbylli grupin eliminator në vendin e dytë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në ndeshjet e barrazhit që do të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm. Ato përfshijnë një gjysmëfinale dhe më pas finalen.
Rruga drejt barrazhit:
-
Polonia fitoi 1:0 ndaj Lituanisë falë një goli të Robert Lewandowskit.
-
Më pas, fitoi 2:0 ndaj Maltës me dy gola të Karol Swiderskit.
-
Humbje 1:2 ndaj Finlandës.
-
Ndryshimi erdhi kur Jan Urban zëvendësoi Michał Probierzin si trajner. Barazim 1:1 ndaj Holandës.
-
Fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Finlandës me rezultat 3:1.
-
Një tjetër fitore në udhëtim ndaj Lituanisë, 2:0.
-
Barazim sërish 1:1 me Holandën në stadiumin kombëtar në Varshavë.
-
Fitorja e fundit me shumë vështirësi ndaj Maltës: 3:2.
Tabela përfundimtare e Grupit G:
-
Holandë – 20 pikë, golavarazhi 27-4
-
Poloni – 17 pikë, golavarazhi 14-7
-
Finlandë – 10 pikë
-
Maltë – 5 pikë
-
Lituani – 3 pikë
Në mars 2026, Polonia do të përballet me:
-
Shqipërinë në gjysmëfinale,
-
dhe në rast fitoreje, në finale me fituesen mes Ukrainës dhe Suedisë.
Robert Lewandowski tërhiqet nga kombëtarja – memet më thumbuese
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, deklaroi se nuk do të luajë më për kombëtaren sa kohë që trajner do të jetë Michał Probierz. Duke qenë se ai tashmë është 37 vjeç, kjo mund të nënkuptojë fundin e epokës së tij me kombëtaren.
Dështimi në Ligën e Kombeve
Polonia humbi 1:5 ndaj Portugalisë dhe më pas 1:2 ndaj Skocisë, duke pësuar gol në minutat shtesë në ndeshjen e fundit në Varshavë.
Trajneri Probierz theksoi: “Skuadra është ofensive, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”. Megjithatë, Polonia përfundoi në vend të fundit në grup, ra nga Divizioni A në B dhe kishte një nga mbrojtjet më të dobëta në Europë.
Konflikti me Lewandowskin i kushton Probierzit postin
Pavarësisht se Marek Papszun ishte favorit i tifozëve, Probierz u emërua trajner i kombëtares. Pas konfliktit me Lewandowskin dhe humbjes ndaj Finlandës, ai humbi vendin e tij.
Kampionati Evropian 2024: Dalje e shpejtë për Poloninë
Polonia arriti me vështirësi në Euro 2024 pas ndeshjeve të barrazhit – fillimisht duke mundur Estoninë 5:1, dhe më pas Uellsin me penallti 5:4.
Por në finalet e turneut, u përsërit skenari i zakonshëm:
-
Ndeshja hapëse: humbje 1:2 ndaj Holandës
-
Ndeshja vendimtare: humbje 1:3 ndaj Austrisë
-
Ndeshja për nder: barazim 1:1 me Francën
Kombëtarja tregoi vullnet vetëm në ndeshjet e barazhit. Në fazën kualifikuese për Euro 2024, rezultatet ishin katastrofike: humbje 1:3 ndaj Çekisë, 2:3 me Moldavinë dhe 0:2 me Shqipërinë. Fitoret erdhën vetëm ndaj Ishujve Faroe dhe disa barazime ndaj ekipeve të dobëta si Moldavia dhe Çekia.
Polonia është shpesh objekt memesh, por ironia dhe tallja janë pjesë e humorit të zakonshëm në zhveshtoret e futbollit, përfundon Sportowy24.