Nesër nis spektakli më i madh i boksit amator në botë – Shqipëria dhe Kosova me 9 garues në ring

Ekipi i Kosovës
Ekipi i Kosovës

Liverpooli do të jetë qendra e vëmendjes së sporteve luftarake, pasi nesër në M&S Bank Arena nis turneu më i madh i boksit amator për këtë vit, Kampionati Botëror i Boksit. Në mesin e qindra sportistëve nga e gjithë bota, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen denjësisht me gjithsej nëntë boksierë e boksiere – pesë nga Shqipëria dhe katër nga Kosova, përcjellë Kërlaçki.

Përfaqësuesit shqiptarë janë Ardit Murja (55 kg), Ani Haxhillari (60 kg), Amar Koçi (80 kg), Senad Drini (75 kg) dhe Esmeralda Novruzaj (65 kg, gra). Nga Kosova do të zbresin në ring Bashkim Bajoku (55 kg), Loris Idrizi (65 kg), Shpetim Bajoku (70 kg) dhe Donjeta Sadiku (60 kg, gra).

Boksierët kuqezi dhe ata dardanë pritet të kenë duele të forta që nga raundet e para, duke u përballur me kundërshtarë nga Anglia, Spanja, Irani, Australia, Belgjika e vende të tjera me traditë të fuqishme në boks. Për disa prej tyre, ky turne është edhe një mundësi vendimtare për të forcuar pozitat në arenën ndërkombëtare dhe për të synuar medalje prestigjioze.

Turneu do të zgjasë deri më 14 shtator, duke ofruar ditë të tëra emocionesh dhe përballjesh të forta. Për Shqipërinë dhe Kosovën, pjesëmarrja me një numër kaq të madh sportistësh është një dëshmi e qartë e zhvillimit të vazhdueshëm të boksit në hapësirën shqiptare.

Duelet e boksierëve tanë

Raundi i 64 – 4 shtator 2025, ora 11:00, M&S Bank Arena
Ardit Murja (ALB)Ellis Trowbridge (ENG), 55 kg

Raundi i 32 – 7 shtator 2025, ora 11:00, M&S Bank Arena
Bashkim Bajoku (KOS)Kian Terwint (NED), 55 kg

Raundi i 64 – 4 shtator 2025, ora 18:00, M&S Bank Arena
Ani Haxhillari (ALB)Nikolai Tsaskin (EST), 60 kg

Raundi i 64 – 4 shtator 2025, ora 11:00, M&S Bank Arena
Loris Idrizi (KOS)Oier Ibarreche Conde (ESP), 65 kg

Raundi i 64 – 4 shtator 2025, ora 18:00, M&S Bank Arena
Shpetim Bajoku (KOS)Sina Hassanpour (IRI), 70 kg

Raundi i 64 – 4 shtator 2025, ora 18:00, M&S Bank Arena
Amar Koci (ALB)Meysam Gheshlaghi (IRI), 80 kg

Raundi i 16 – 8 shtator 2025, ora 18:00, M&S Bank Arena
Senad Drini (ALB)Nuradin Rustambek Uulu (KGZ), 75 kg

Raundi i 32 – 5 shtator 2025, ora 11:00, M&S Bank Arena
Esmeralda Novruzaj (ALB)Marissa Williamson (AUS), 65 kg (gra)

Raundi i 32 – 6 shtator 2025, ora 18:00, M&S Bank Arena
Donjeta Sadiku (KOS)Chloé Rasquart (BEL), 60 kg (gra)