Nico Hülkenberg arrin podiumin pas 239 garave në Formula 1

Nico Hülkenberg
Nico Hülkenberg

Në një garë të çmendur në Silverstone, Lando Norris i McLaren fitoi përpara shokut të tij të skuadrës, Oscar Piastri, duke zvogëluar diferencën mes tyre në renditjen e përgjithshme në vetëm 8 pikë. Në podiumin e kësaj gare, për herë të parë pas 239 garave, u ngjit edhe Nico Hülkenberg i Kick Sauber.

Hülkenberg, i cili mbante rekordin e pa dëshiruar për numrin më të madh të startimeve (238) dhe pikëve (577) pa arritur asnjëherë në podium, arriti të fshinte emrin e tij nga kjo listë e zezë. Edhe pse nisi nga vendi i 19-të, ai realizoi një garë të shkëlqyer, duke përdorur taktikën e duhur dhe momentet e duhura për të siguruar vendin e tretë.

Ky rezultat është një arritje historike për Hülkenberg dhe për ekipin Kick Sauber, i cili pas 13 vitesh arriti të ketë një përfaqësues në mesin e tre të parëve. Gëzimi i Hülkenberg ishte i dukshëm gjatë festimit me ekipin e tij, duke shprehur emocionet e tij për këtë sukses të vonuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.