
WDF – Federata Botërore e Pikados ka miratuar këtë javë një vendim që ndalon pjesëmarrjen e grave transgjinore në konkurset femërore. Ky ndryshim i rregullave ndikon drejtpërdrejt mbi holandezen Noa‑Lynn van Leuven, një nga pak gratë trans të njohura publikisht në skenën ndërkombëtare të pikados.
Çfarë thotë rregullorja e re?
Duke filluar nga 28 korriku 2025, pjesëmarrja në kategoritë femërore lejohet vetëm për personat që kanë qenë femra që nga momenti i lindjes. Gratë transgjinore, të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat mjekësore nën DRA (Darts Regulation Authority), tani mund të garojnë vetëm në kategoritë “të hapura”, ku përfshihen edhe meshkujt. Për pasojë, van Leuven nuk mund të marrë pjesë më në kampionatet femërore të WDF-së, megjithëse i kishte plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe mjekësore të rregullave të vjetra.

Kush është Noa‑Lynn van Leuven
Vitin e kaluar, u bë grua e parë holandeze që u kualifikua në Kampionatin Botëror PDC. Gjatë vitit 2025, arriti edhe gjysmëfinalen në turneun kryesor femëror në Blackpool dhe shënoi fitore të rëndësishme në PDC Women’s Series.
Reagimet
Federata WDF tha se është e vetëdijshme për vështirësitë që këtë vendim mund t’i shkaktojë individëve dhe ka udhëzuar të gjitha bashkësitë kombëtare që të jenë në kontakt me sportistët e prekur. Lojtar të njohur, përfshirë kampionin Michael van Gerwen, kanë shprehur mbështetjen e tyre, “Le ta luajë. Për mua, ajo kurrë nuk ishte e diskutueshme”. Ndërkohë, PDC – Koorporata Profesionale e Pikados vazhdon të mbështesë pjesëmarrjen e van Leuven në turnetë e saj, sipas standardeve.