Nuk ndalen ofertat për Lumbardh Dellovën – pas Arabisë dhe Turqisë, vjen një konkrete nga Italia

Lumbardh Dellova
Lumbardh Dellova

Qendërmbrojtësi i CSKA Sofjes, Lumbardh Dellova, ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës me klubin bullgar, ndërkohë që e ardhmja e tij duket gjithnjë e më afër largimit.

Për këtë arsye, drejtuesit e “Reds” tashmë janë duke punuar për të gjetur një zëvendësues në repartin defensiv.

Lumbardh Dellova kishte munguar në një seancë stërvitore për shkak të negociatave rreth transferimit, por më pas u rikthye me skuadrën.

dellova
dellova dhe bytyqi

Ndërkohë, interesimi për mbrojtësin kosovar është i madh: mediumi bullgar Novsport.com raporton se ai ka disa oferta konkrete, përfshirë një të fortë nga një klub italian, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.

Opsione të tjera kanë mbërritur edhe nga Turqia dhe Arabia Saudite, por ky i fundit shihet si alternativë rezervë nga vetë lojtari, i cili dëshiron të provojë një nivel më të lartë në këtë fazë të karrierës.

dellova
Dellova

Klauzola e lirimit të Dellovës te CSKA është 950 mijë euro, shumë që pritet të aktivizohet së shpejti, duke e bërë mbrojtësin kosovar një nga emrat më të përfolur të afatit të verës.