Pas largimit të trajnerit Aleksandar Veselinoviç gjatë edicionit të kaluar, Partizani i Shqipërisë ka vendosur t’i besojë sërish një emri serb për pankinën.
Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar sot emërimin e trajnerit të ri, Mladen Milinkoviç, përcjellë “Kërlaçki”.
Milinkoviç, i lindur më 14 maj 1968 në Loznicë të Serbisë, është një trajner 57-vjeçar me karrierë të gjerë në disa vende të Ballkanit.
Ai ka drejtuar skuadra në Serbi, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë, Finlandë dhe Katar.
Partizani këtë edicion kërkon titullin kampion, objektiv të cilin e pati edhe në dy edicionet e fundit por dështoi ta arrijë.