Partizani ndan rrugët me Herolind Shalën

Herolind Shala

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Herolind Shala. Palët kanë vendosur me konsensus të ndërpresin kontratën që i lidhte, ka njoftuar klubi i kuq nga Tirana.

Në njoftimin zyrtar, Partizani shpreh falënderimet për kontributin e Shalës gjatë kohës që ishte pjesë e klubit që arriti të dilte në Evropë,  por duke mos ia dilte të merrte asnjërin nga dy trofetë e mundshëm.

33-vjeçari ishte angazhuar edicionin e kaluar te Partizani si futbollst i lirë, ndërsa në Tiranë veç dy ndeshjeve në dy kompeticionet nga një sosh, nuk ka asnjë shenjë tjetër.

Dikur mesfushori i shumë skuadrave të njohura, ka ardhur nga fundi i karrierës, megjithëse nuk ka njoftim se do të varë këpucët në gozhdë, apo do të vazhdojë të sprovojë veten megjithë moshën që ka.

Be the first to comment

Leave a Reply