Pedro Silva: Drita favorite, por ne jemi të vendosur të japim maksimumin

Pedro Silva
Pedro Silva

Kampionët e Luksemburgut, Differdange 03, sot kanë zbarkuar në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku mbajtën seancën stervitore, ndërsa paraprakisht kryetrajneri, Pedro Silva mbajti konferencë të zakonshme për shtyp.

Drita favorite, por ne jemi të vendosur të japim maksimumin

“Skuadra ka qenë në përgatitje intensive, besojmë që kemi bërë punë të mirë grupore. Ndërsa edhe pse Drita konsiderohet favorite, ekipi ynë është i vendosur të japë maksimumin dhe të përballojë sfidën me seriozitet”.

Trajneri portugez, Pedro Silva ka theksuar se nuk i bëjnë përshtypjet ndeshjeve të kaluara ku ekipet kosovare ishin eliminuar nga skuadrat e Luksemburgut (Prishtina dhe Drita nga një rast), sepse fokusimi i tij është te e ardhmja e ekipit të tij.

“Kundërshtari është analizuar si një njësi e plotë, dhe planet janë ndërtuar bazuar në paraqitjen e tyre ekipore, jo në performancat individuale”, ka shtuar Silva në pyetjen sa e njeh Dritën.

“Jemi të vetëdijshëm që na pret sfidë e vështirë, duke pasur parasysh edhe terrenin dhe kundërshtarin e fortë. Megjithatë, ekipi është i përgatitur dhe i vendosur të përballet me të gjitha vështirësitë në fushë”, ka thënë futbollisti, Kevin d’Anzico.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.