Për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, Marseille dhe Ajax përballen sërish në një ndeshje të Ligës së Kampionëve

marseille - ajax
Marseille - Ajax

Për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, Marseille dhe Ajax përballen sërish në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e para në këtë edicion kur të takohen të martën në “Stade Vélodrome”. Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Marseille u mund ngushtë 2-1 nga Real Madrid, ndërsa Ajax humbi 2-0 në shtëpi ndaj Interit.

Analizë e ndeshjes

Debutimi i Marseille në këtë edicion la një shije të hidhur për trajnerin Roberto De Zerbi, pasi skuadra e tij ishte në barazpeshë me Realin deri në minutat e fundit, kur humbën pas një penalltie të diskutueshme — e dyta në atë ndeshje.

Marseille ka humbur 19 nga 22 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Ata nuk kanë fituar ndeshjen hapëse në shtëpi në fazën e grupeve që nga viti 2011, kur mposhtën Borussia Dortmund 3-0.

Në mbrojtje, problemet janë të vazhdueshme në këtë kompeticion — kanë pësuar gola në 21 nga 22 ndeshjet e fundit. Megjithatë, në Ligue 1 kanë mbajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, përfshirë fitoren ndaj PSG në “Le Classique”.

Nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj ekipeve holandeze, vetëm një herë janë mposhtur — kundër FC Twente në Kupën UEFA më 2009. Në pesë përballjet e fundit me Ajax-in, Marseille është e pamposhtur, duke fituar 4-3 ndeshjen e fundit në “Vélodrome” në Ligën e Europës 2023 me golin e fitores në shtesë.

Ajax

Pas rikthimit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2022, Ajax e nisi me humbje, duke krijuar vetëm dy raste në portë në shtëpi ndaj Interit.

Kjo humbje ishte e katërta radhazi në Evropë. Megjithatë, ndeshjen e fundit jashtë fushe në Champions e kanë fituar — 3-1 ndaj Rangers në 2022.

Nën drejtimin e trajnerit John Heitinga, Ajax nuk ka fituar ende asnjë ndeshje zyrtare jashtë fushe këtë sezon, me tri barazime në Eredivisie. Në të gjitha ato ndeshje kanë pësuar gol të parët.

Në 19 ndeshjet e fundit jashtë fushe në fazën e grupeve të Champions, Ajax ka vetëm një humbje dhe 11 fitore. Por nuk kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur në këtë fazë që nga fitorja 2-0 ndaj Lille në 2019.

Ajax ka një rekord 100% ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve, përfshirë një fitore 2-1 në Vélodrome më 1971, ku legjenda Johan Cruyff shënoi golin vendimtar.

Lajmet nga ekipet

Marseille:
Geoffrey Kondogbia nuk ka luajtur që nga dëmtimi në pulpë. Ruben Blanco mungon për shkak të dëmtimit në gju. Hamed Traore gjithashtu jashtë për shkak të një lëndimi në këmbë.

Timothy Weah shënoi ndaj Real Madridit. Pierre-Emerick Aubameyang ka pesë gola në dy ndeshjet e fundit ndaj Ajax-it, përfshirë një “hat-trick” në 2023.

Ajax:
Branco van den Boomen dhe Kasper Dolberg janë të dy të dëmtuar. Wout Weghorst u rikthye si zëvendësues pas një dëmtimi në shpinë.

Steven Berghuis dhuroi dy asistime në vizitën e fundit të Ajax në Vélodrome. Portieri i huazuar nga Liverpool, Vitezslav Jaros, bëri debutimin në Champions ndaj Interit dhe pësoi dy gola nga katër goditje në portë.

Formacionet e mundshme

Marseille (4-2-3-1):
Rulli; Pavard, Balerdi, Medina, Palmieri; O’Riley, Hojbjerg; Greenwood, Gomes, Weah; Aubameyang

Ajax (4-3-3):
Jaros; Gaaei, Sutalo, Baas, Wijndal; Klaassen, McConnell, Taylor; Edvardsen, Weghorst, Godt