
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur përfundimin e stadiumit ndihmës në Komoran, një tjetër investim në infrastrukturën sportive të vendit.
Projekti është pjesë e strategjisë së qeverisë për të përmirësuar kushtet për sportistët dhe të rinjtë në të gjitha rajonet e Kosovës, raporton “Kërlaçki”.
“Stadiumi ndihmës në Komoran ka përfunduar. Po krijojmë kushte të dinjitetshme për sportistët tanë dhe një të ardhme më të mirë për sportin në Kosovë,” ka deklaruar ministri Çeku në njoftimin zyrtar, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e talenteve të rinj.
Fusha është e pajisur me bar sintetik. Kjo do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trajnimeve për klubet lokale dhe aktivitetet sportive të komunitetit.
Ndërkohë, punimet në infrastrukturën sportive po vazhdojnë në disa qytete të Kosovës.