
Prishtina mbylli me nder aventurën evropiane, duke mposhtur 2-1 Sheriff Tiraspolin në “Fadil Vokrri”, por u eliminua për shkak të humbjes 4-0 në Moldavi.
Kryeqytetasit luajtën me karakter, krijuan raste të shumta dhe përmbysën rezultatin me golat e Namanit dhe Ahmetit.
Gabimi individual që solli golin e moldavëve ndikoi, por Prishtina nuk u dorëzua. Me rezultat të përgjithshëm 5:2, Sheriff kalon tutje, ndërsa Prishtina largohet me kokën lart. Pamjet nga KTV që transmetoi ndeshjen.