Prishtina e Re prezanton sulmuesin Toni Gomes (26), nga Shkolla e Liverpoolit

toni gomes
Toni Gomes

Sulmuesi 26-vjeçar Toni është përforcimi i ri që iu bashkua skuadrës nga Hajvalia, bënë të ditur Prishtina Re, përcjell Kërlaçki.

toni gomes
toni gomes prezantohet nga drejtori sportiv i kf prishtina e re shpetim babaj

“Ky futbollist ka një karrierë të pasur me përvojë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e ekipeve kombëtare të grupmoshave U17 dhe U18 të Portugalisë, si dhe duke përfaqësuar kombëtaren A të Guinea-Bissau.

Toni ka zhvilluar bazat e tij futbollistike në Akademinë e Liverpool FC, ku u rrit nga grupmoshat e reja deri në ekipin U23 të klubit. Më pas, ai vazhdoi karrierën e tij te klubi elitë portugez, Arouca, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Seongnam FC në Korenë e Jugut.

Me shpejtësi, teknikë dhe përvojë ndërkombëtare, Toni pritet të sjellë një dimension të ri në fazën sulmuese të skuadrës, duke u bërë një forcë e rëndësishme në krahët e sulmit”, ka theksuar deklarata e skuadrës debutuese në Superligë, Prishtina e Re.

Sipat “transfermarkt”, Gomes në të gjitha garat ka zhvilluar 160 ndeshje duke shënuar 16 gola dhe 10 asistime.