517147221_1415905156842146_505736040894553224_n

#image_title

Trajneri Arsim Thaçi ka ftuar 27 futbollistë për ndeshjen si mysafir në raundin e parë të Ligës së Evropës ndaj kampionëve moldavë, Sheriff Tiraspol.

Kjo është një përballje e rëndësishme për klubin kryeqytetas në garat evropiane, që në portë ka gati emra si Altin Gjokaj, Ardit Nika dhe Agron Kolaj.

Një grup i gjerë dhe i balancuar që përfshin emra me përvojë si Ardian Limani, Ramiz Bytyqi dhe Leonat Vitija, por edhe të rinjtë si Ardi Ajdini, Philippe Boueye, Ron Raçi dhe Diar Halili.

517536929 1415905370175458 1804606294859983842 n
Prishtina në stërvitje në Tiraspoli

Mesfusha ka 12 futbollistë në dispozicion, ku spikasin emrat e Blend Baftiu, Gjelbrim Taipi, Ardian Mujës, Hamdi Namanit dhe Getrit Salihut, ku po ashtu nuk mungon as ardhja e fundit, Akileu Ndreca .

Sulmi ka tre emra, ku Leotrim Kryeziu, Mario Ilievski dhe Alban Shillova janë në listë.

Prishtina do të kërkojë një rezultat pozitiv në Tiraspol për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.

518104363 1415968156835846 7739689584408413077 n
Skuadra e Prishtinës për ndeshjen me Sheriffin