Pse Federata serbe e futbollit instiston të luhet ndeshja në Leskovc?

leskovc
Leskovc

Leskovci është larg Prishtinës pak më shumë se 100 kilometra dhe rrugë që përshkon viset shqiptare në rajonin e Medvegjës që dikur ishte shumë e frekuentuar dhe që lidhte këto vise shqiptare me tokën amë të Kosovës, ndërsa më poshtë Kërlaçki analizon idenë e FFS-së për të derguar ndeshjen me Kombëtaren Shqiptare në këtë qytet.

Por, pse Federata se e futbollt insiston ta largoj përfaqësuesen e saj të futbollit nga kryeqendra serbe Beograd, në qytetin me jugor me shumicë serbe, Leskovc? Qytet ky që është fare pran rreth 90 kilometra të qytetit të banuar me shumicë shqiptare, Bujanovcit.

Serbia jugore konsiderohet nga pushteti aktual i qetë, dhe pa shumë protesta anti-regjimit të Vuçiqit që  kanë kapluar shtetin fqinj verior të Kosovës.

Stadiumi i vogël rishtaz i ndërtuar me jo më shumë se 8.000 vende, konsiderohet lehtësisht i kontrollueshëm, por edhe më i ndikueshëm, sepse nuk ka stazë të atletikës dhe tribunat ndodhën fare pran fushës së blertë.

Stadiumi “Duboçica” në Leskovac

Stadiumi u ndërtua nga e para pas shembjes së versionit të vjetër në mars të vitit 2021. Në atë stadium kishin garuar skuadra kosovare në ish-Ligën e Dytë Federative të shekullit të kaluar. Kjo skuadër tani garon në kategorinë e dytë serbe, pa ndonjë sukses.

Ndërsa punimet në stadium kishin nisur në verën e vitit 2021 dhe u përfunduan në gusht të vitit 2023, kur u inaugurua zyrtarisht. Me kapacitet prej 8,136 ulësesh dhe fushë me bar hibrid, kjo arenë përfaqëson standardet infrastrukturore që kërkohen sot nga UEFA.

Kostoja e ndërtimit kishte mbërri rreth 25 milionë euro. Projekti u financua nga buxheti shtetëror dhe lokal, dhe është pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës sportive në Serbi e që kryesisht kanë qenë iniciativa të regjimit me ndërrmarje gjysmëkriminale, si rasti i ndërtimit, pastaj shembjes së stacionit të trenave në Novi Sad më 1 nëntor të vitit të kaluar ku për pasojë vdiqën 16 persona, ndër ta tre fëmijë, nga kur edhe kanë nisur protestat e dhunshme në këtë vend pa fare stabilitet.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës së përshtatshme në Beograd, klube si Çukariçki apo dhe Radniçki i Kragujevcit e kanë përdorur këtë arenë për ndeshje të Europa League dhe Conference League.

serbia - zvicra
serbia zvicra

Në nivel përfaqësues, stadiumi ka pritur disa ndeshje të rëndësishme të përfaqësueses serbe. Në nëntor 2023, Serbia barazoi 2-2 me Bullgarinë në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024. Më pas, aty u zhvilluan ndeshje të UEFA Nations League kundër Zvicrës dhe Danimarkës, si dhe fitorja 3-0 ndaj Andorrës në qershor të vitit 2025, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Përveç këtyre kushteve moderne, stadiumi në Leskovc konsiderohet një mjedis ku kombëtarja serbe është përballur gjithnjë me mbështetje të fuqishme dhe atmosferë pozitive, gjë që e ka shtyrë Federatën Serbe të mendojë seriozisht për zhvillimin e ndeshjeve vendimtare, si ajo kundër Shqipërisë më 11 tetor, pikërisht në këtë arenë.