PSG shkelë Miamin e Messit

#post_seo_title

Paris Saint-Germain triumfoi me fitore të pastër 4-0 ndaj Inter Miamit të Lionel Messi, të dielën në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube. Ishte kjo paraqitje mbresëlënëse për kampionët evropian.

Skuadra franceze erdhi në epërsi  që në minutën e gjashtë, kur João Neves u pozicionua i pamarkuar në shtyllën e dytë dhe realizoi me kokë pas një goditjeje të saktë nga një goditje dënimi.

Neves dyfishoi epërsinë e PSG-së në minutën e 39-të pas një aksioni të bukur, ku u përfshinë Bradley Barcola dhe Fabián Ruiz. Ky i fundit dha një krosim të shkëlqyer, të cilin portugezi e shndërroi me saktësi në gol.

Shpresat për një rikthim nga Miami u shuan që në pjesën e parë, pasi Messi me bashkëlojtarët e tij mezi arritën të krijonin raste shenimi. Situata u përkeqësua edhe më tej kur Tomás Avilés shënoi një autogol, ndërsa Achraf Hakimi shtoi një të katërt në fund të pjesës së parë.

Fituesit e Ligës së Kampionëve avancuan në çerekfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Flamengo–Bayern Munich.

Ka qenë një ndeshje pothuajse perfekte. Krijuam shumë raste dhe jam i kënaqur, por mendoj se kemi ende vend për përmirësim. Ky është futbolli,” tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

l messi vs d doue

Përndryshe Lionel Messi u pa më shumë në ndeshje vetëm gjatë pjesës së dytë, duke patur një tentime me kokë që u prit nga Gianluigi Donnarumma pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa një goditje dënimi e tij në fund të lojës përfundoi në murin mbrojtës, duke zhgënjyer tifozët që prisnin të paktën një gol nderi.

Ylli argjentinas kaloi pjesën më të madhe të pjesës së parë duke qëndruar në mesfushë, i rrethuar nga lojtarët e PSG-së dhe me pak mundësi për të prekur topin.

Rasti më i mirë i Inter Miamit erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur një pasim për Luis Suárez e la atë të lirë në anë të portës, por topi i rrëshqiti nga këmba pa arritur të gjuante. Sulmuesi 38-vjeçar shfaqi zhgënjimin e tij duke goditur një shishe uji, çka simbolizoi ditën e vështirë për ekipin e tij.

Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Sot e pamë qartë diferencën në klas, por futbolli na dha mundësinë të garonim. Ky është ndoshta ekipi më i mirë në botë, me një trajner të shkëlqyer, por ne luftuam deri në fund“, u shpreh trajneri i Miamit, Javier Mascherano.

Fituesit e Ligës së Kampionëve do të përballen në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Flamengo dhe Bayern Munich.

Përmbledhja u përdor nga Reuters dhe The Associated Press.

Be the first to comment

Leave a Reply