Ramadani: Steaua ka traditë dhe cilësi, por ne jemi gati për të luftuar!

Zekirija Ramadani
Zekirija Ramadani

Në prag të sfidës së parë ndaj FCSB-së në raundin e tretë të Ligës së Evropës, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, dhe portieri Faton Maloku dolën para mediave rumune në një konferencë për shtyp, ku folën për përgatitjet, pritshmëritë dhe respektin për kundërshtarin, përcjellë “Kërlaçki”. 

Zekirija Ramadani e cilësoi FCSB-në si një ekip me traditë dhe cilësi të lartë, duke theksuar se pavarësisht krizës së përfolur, nuk e nënvlerësojnë aspak.

“Nesër na pret një përballje shumë e fortë ndaj një skuadre cilësore dhe me shumë histori. Krizat janë pjesë e futbollit, çdo klub mund ta përjetojë një moment të tillë, por kjo nuk e zbeh aspak vlerën e kundërshtarit. Ne do të japim maksimumin.”

I pyetur për eliminimin e FCSB-së nga Shkëndija në sezonin e kaluar, Ramadani u shpreh:

“Nuk isha i befasuar. Vij nga Maqedonia dhe e njoh shumë mirë cilësinë e Shkëndijës. Përveç aftësive, edhe fati sportiv ka luajtur rol në atë ndeshje – gjë që ndodh shpesh në futboll.”

Trajneri i Steauas vlerëson Dritën: Skuadër shumë e organizuar, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Trajneri i Dritës nënvizoi se ekipi i tij është përgatitur me seriozitet për këtë përballje dhe nuk e sheh FCSB-në si një skuadër në krizë të thellë.

Sa i përket deklaratave të dhëna nga trajneri dhe presidenti i FCSB-së, Ramadani komentoi:

“Deklarata e trajnerit ishte shumë profesionale dhe e matur. Sa për atë të presidentit, unë mendoj se çdo president ndonjëherë mund ta ketë luksin të flasë pa presionin që sjell futbolli i përditshëm.”

Në konferencë foli shkurtimisht edhe portieri Faton Maloku, i cili shprehu besimin se skuadra është e motivuar dhe do të japë gjithçka në fushë për një rezultat pozitiv.

aFaton Maloku
Faton Maloku