
Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Real Sociedad, ndonëse luajti për afro një orë me 10 lojtarë, duke e çuar në katër numrin e fitoreve radhazi në La Liga. Ndërkohë, skuadra baske vazhdon të vuajë, me vetëm një fitore në 14 përballjet e fundit direkte ndaj “Los Blancos”.
“Galaktikët” menduan se kishin kaluar në avantazh që në minutën e dytë, kur Kylian Mbappé asistoi për Arda Güler, i cili finalizoi me qetësi, por goli u anulua për një pozicion minimalisht jashtë loje të francezit. Mbappé vazhdoi të krijonte rrezik dhe pak minuta më vonë testoi portierin Álex Remiro me një goditje të fortë, para se të ndëshkonte një gabim të rëndë të Mikel Goti – në debutimin e tij si titullar – duke shënuar golin e parë të takimit pas një depërtimi të shpejtë dhe goditjeje precize.
Pak më vonë, Mbappé goditi shtyllën, por Sociedad reagoi me Barrenetxea që iu afrua golit. Megjithatë, Reali vazhdoi të kërcënonte me Militão, që detyroi Remiron të bëjë dy pritje spektakolare.
Në minutën e 32-të, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull të qëllimshëm ndaj Mikel Oyarzabal – duke lënë madrilenët me një lojtar më pak. Por edhe me 10 vetë, Real Madrid nuk u tërhoq dhe pak para pushimit, Arda Güler gjeti golin e dytë. Pas një kombinimi elegant me Mbappé, lojtari turko-shqiptar kontrolloi topin dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje të qetë dhe të saktë.
Në pjesën e dytë, Sociedad ishte pranë golit kur tentativa e Pablo Marín u devijua dhe përfundoi në shtyllë – dy herë madje – para se të largohej nga Militão. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen kur Carvajal preku topin me dorë në zonë dhe Oyarzabal realizoi nga pika e bardhë për të ngushtuar rezultatin.
Mbappé pati edhe një mundësi pas një inkursioni të fuqishëm, por goditja e tij shkoi jashtë. Sociedad intensifikoi presionin, por Courtois ishte në lartësinë e duhur, duke ndalur përpjekjet e Oyarzabal dhe Çaleta-Car.
Në fund, Real Madrid siguroi tre pikët dhe mbetet me ecuri të përsosur në kampionat, ndërsa Real Sociedad mbetet pa fitore këtë sezon dhe regjistron humbjen e dytë radhazi.
NOS ACABAMOS DE SALVAR. DOBLE POSTE DE LA REAL SOCIEDAD.
EL BALÓN PASÓ POR TODA LA LÍNEA.
— MT2 (@madrid_total2) September 13, 2025
¡¡ARDAAAAA!! 🇹🇷🔥
Gran combinación entre Kylian Mbappé y Arda Güler para duplicar la ventaja para el Madrid pese a la expulsión de Huijsen. Qué calidad del turco para controlar y definir en un espacio tan reducido.
Real Sociedad 0-2 Real Madridpic.twitter.com/4I22JkKxii
— Titanes del fútbol MX (@TitanesFutMX) September 13, 2025
⚽️ BUUUUUUUUUUT DE MBAPPE (12′)
🇪🇸 SOCIEDAD 0-1 REAL MADRID 🇪🇸 pic.twitter.com/0Dw3uMDADT
— NAZAIRE🐜⭐ CHINWA🐜🐜🈹🈲🈹 (@sadracnazaire1) September 13, 2025