
Real Madrid ka ofruar bonus rekord për lojtarët e tij nëse fitojnë titullin e Kupës së Botës për Klube, duke e konsideruar këtë turne si një objektiv të rëndësishëm strategjik. Çdo lojtar mund të fitojë deri në 1 milion euro nëse arrijnë të triumfojnë në këtë kompeticion, ka theksuar gazeta spanjolle nga Madridi, AS.
Klubi ka arritur tashmë në çerekfinale dhe për të siguruar titullin e katërt, duhet të fitojë edhe tre ndeshje. Sipas gazetës spanjolle AS, motivimi në dhomën e zhveshjes është më i lartë se kurrë, dhe premtimi për një milion euro për çdo lojtar tregon seriozitetin e klubit për këtë titull.
Real Madrid e konsideron Kupën e Botës për Klube si një objektiv të rëndësishëm, duke e krahasuar me Ligën e Kampionëve. Nëse fitojnë këtë turne, të ardhurat e klubit mund të arrijnë deri në 111.6 milionë euro, ndërsa shpenzimet për qëndrimin e ekipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet të kalojnë 2 milionë euro.
Ky turne gjithashtu shënon lamtumirën e Luka Modrićit nga Real Madrid, pasi pas këtij kompeticioni pritet të bëhet lojtar i lirë dhe mund të transferohet te Milani.
Në çerekfinale, Real Madrid do të përballet me Borussia Dortmund, dhe një fitore do t’i çojë në gjysmëfinale për të sfiduar fituesin e ndeshjes midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Be the first to comment